Qytetarët me asistencë sociale të rrin në shtëpi, komuna do i dërgojë tek ta pakot ushqimore
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari u ka bërë thirrje qytetarëve me asistencë sociale të këtij qyteti që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi që pakot ushqimore do t`i shpërndajë tek ta vet komuna.
Njoftimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë të Skenderajt,
Ditëve të fundit, Qendra për Punë Sociale në Komunën tonë ka pranuar pako ushqimore nga shoqata e biznese të ndryshme për rastet sociale, pas situatës së krijuar në vend.
Për të evituar pritjen në radhë, rrezikun e përhapjes së virusit, kërkojmë nga qytetarët në asistencë sociale që të qëndrojnë në shtepitë e tyre pasi që shpërndarja e pakova udhqimore do të bëhet tek secila familje një nga një.
Faleminderit të gjithë bamirësve për përkrahjen dhënë familjeve në nevojë.
Bashkë do t’ia dalim!