Qytetarët mbushin sallën në përkrahje të Daut Haradinajt
Përmes profilit të tij në Facebook, Haradinaj ka publikuar fotografi të takimit me banorë nga lagje të ndryshme të kryeqytetit, ku shihet një numër i madh i tyre, të mobilizuar në përkrahje të tij.
Haradinaj u shpreh se me ofertën e tij programore dhe listën për Kuvend Komunal po dëshmohet revolucion në mbështetje popullore.
Sipas Haradinajt, Prishtina historikisht i ka prirë ndryshimeve dhe prapë po i prin ndryshimit që të kemi një kryeqytet konkurrues me rajonin.
Vlen të theksohet se kur po i afrohemi ditës së mbajtjes së zgjedhjeve më 17 tetor, gara për Prishtinën kurrë ska qenë më interesante dhe e paparashikuar. Ndërkaq, Haradinaj po i befason të gjithë me terrenin që ka fituar gjatë muajve të të fundit, si rezultat i punës së tij aktive për muaj të tërë. Nga shumë njohës politikë, Haradinaj shihet si pretendent kryesor për të hyrë në balotazh në Prishtinë.