Qytetarët ia vënë zjarrin edhe maleve në Prizren (VIDEO)
Kosova sikurse i gjithë globi është duke u përballur me virusin vdekjeprurës COVID-19.
Qytetarët iu është kërkuar që të rrinë të shtëpitë e tyre në mënyrë që të mos i ekspozohen virusit Korona i cili mori jetën e 6 qytetarëve të Kosovës dhe infektoi 228 të tjerë.
Por shumë prej kosovarëve nuk po ua mbush mendjen as rreziku nga virusi Korona për të qëndruar në shtëpi, shkruan FaktePlus.
Në këtë kohë të pandemisë, është shfaqur një numër i madh i zjarreve të përmasave shqetësuese gjithandej në Kosovë, nga të cilat po dëmtohen pyjet, tokat pyjore por edhe sipërfaqe të pyllëzuara viteve të fundit.
E dje rreth orës 19:00, zjarri ka përfshirë edhe malet te vendi i njohur “Pishat” në Prizren. Zjarri është vënë nga persona të panjohur, të cilët kanë bërë piknik në atë pjesë.
Zjarrin u munduan ta ndalnin një çift i cili kishin dalë për shëtitje.
Qytetarët kishin njoftuar edhe zjarrfikësit, por siç mëson FaktePlus, zjarrfikësit kishin vetëm disa mjete të vogla duke u arsyetuar se kanë mungesë të mjeteve.
Më poshtë sjellim video nga zjarri që përfshiu malet e kësaj zone.