Qytetarët e Prishtinës nga nesër mund ta marrin vaksinën kundër gripit sezonal
Qytetarët e Prishtinës, duke nisur nga e enjtja, mund ta marrin vaksinën kundër gripit sezonal në sallën “1 Tetori”.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nga e enjta, duke filluar nga ora 08:00 deri në ora 19:00, fillon administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal.
Sipas tij, grupet me prioritet janë: punëtorët shëndetësorë, personat mbi moshën 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, shtatzënat dhe fëmijët me imunitet të dobësuar.
“Nesër me datë 28 tetor 2021, fillon administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal. Vaksinën mund ta marrin të gjithë qytetarët e Prishtinës nga ora 08:00 deri në ora 19:00 në sallën 1 Tetori. Grupet me prioritet për vaksinim janë: Punëtorë shëndetësor, personat mbi moshën 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, shtatzënat dhe fëmijët me imunitet të dobësuar Ju lusim të paraqiteni për vaksinim dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.