Qytetarët e Prishtinës kërkojnë të ruhen pjesët e trashëgimisë së qytetit
Disa pritore të që ndodhen në disa pjesë të qytetit, po kërkohen të bëhen pjesë e trashëgimisë historike të Prishtinës.
Këto pritore të vjetra që tashmë janë jashtë funksionit e banorët i kanë modifikuar duke vendosur mbështetëse të orendive shtëpiake, qytetarët mendojnë se duhet të mbeten si vlerë e qytetit, shkruan Reporteri.net.
Faqja “Vrojtuesit e lagjes” ka shtruar pyetjen se a duhet të ruhen këto pritore si pjesë e trashëgimisë historike të qytetit dhe shumica e qytetarëve kanë pohuar se janë pro kësaj.
Pro madje është shprehur edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
Megjithatë, ka qytetarë të tillë që mendojnë se duhet të vendosen pritore të reja dhe moderne, si dhe më komode për udhëtarë.
Pritoret ikonike te autobusit. A mendoni se duhet te ruhen si pjese e trashegimise histroike te qytetit?
Julkaissut Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë Maanantaina 17. helmikuuta 2020