Qindra respiratorë kinezë ‘potencialisht vdekjeprurës’ të blerë nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar janë larguar
Qindra respiratorë kinezë janë blerë nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për ta ndihmuar Shërbimin Kombëtar të Shëndetit për të trajtuar pacientët e sëmurë në gjendje kritike. Por këta respiratorë janë larguar nga spitalet në Britani sepse janë konsideruar si të papërshtatshëm, jo të besueshëm dhe potencialisht të rrezikshëm, shkruan gazeta britanike, The Independent.
Çdo pajisje kineze që ka arritur në fillim të këtij muaji është refuzuar nga klinikët për shkak të shqetësimeve se janë të dëmshme për pacientët, përfshirë edhe vdekjeprurës, në rast se përdoren, transmeton Agjencia e Lajmeve FaktePlus.
Qeveria e Britanisë së Madhe prurjen e këtyre ventilatorëve më 4 prill e ka konsideruar si hap të rëdnësishëm në luftën kundër koronavirusit.
“Ne kemi blerë ventilatorë nga partnerët e jashtë, duke përfshirë Gjermaninë dhe Zvicrën, dhe sot kemi pranuar 300 ventilatorë nga Kina. Do të doja ta falenderoja qeverinë kineze për mbështetjen”, tha ministri Michael Gove në një konferencë shtypi.
Por mjekët në West Midlands, ku janë dërguar disa nga ventilatorët, i kanë shkruar sekretarit të shëndetësisë Matt Hancoock, që t’i zëvendësojnë pajisjet.
“Ne besojmë që nëse i përdorim këto pajisje, ato do të sjellin dëme, përfshirë edhe vdekjen te pacientët e sëmurë me Covid- 19”, kanë shkruar mjekët në letrën që e posedon NBC News. “Ne kërkojmë tjera pajisje në vend të tyre për të qenë në gjendje të kujdesemi intensivisht për pacientët tanë.”
Mjekët kanë thënë që oksigjeni i këtyre aparateve është ‘i ndryshueshëm dhe jo i besueshëm’, cilësia e tij e ndërtimit është ‘e thjeshtë’ dhe pëlhura e tij vështirë pastrohet, gjë që e rrit mundësinë për infektim, transmeton FaktePlus.
Modeli Shangrila 510s, e krijuar nga kompania kineze ‘Aeonmed’ është dizajnuar për ambulanca e jo për spitale, shkruhet në atë letër. Zorra e oksigjenit është cilësuar si jo evropiane, thanë mjekët.
Kjo letër është shkruar nga anestezistët dhe mjekët e kujdesit intensiv në Trustin e Shëndetësisë në Sandwell dhe West Bimingham.
Zëdhënësi i Trusti të Shërbimeve Kombëtare të Shëndetit tha për The Independent: “Trusti i ka pranuar, i ka testuar dhe i ka refuzuar ventilatorët, të cilët nuk i përmbushin standartet e ekspertëve tanë klinikë.”
Qeveria i kishte porositur këta ventilator nga frika se do të mbetnin pa ta, ndërsa rastet rriteshin. Në atë kohë Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë kishte 8 mijë ventilator dhe besohej se do të duheshin 30 mijë të tillë për ta përballuar koronavirusin.
Sidoqoftë, ky synim është përshkallëzuar për shkak se spitalet nuk u tronditën dhe shumica e pacientëve në gjendje kritike kanë pranuar trajtimin pa oksigjen, përcjell FaktePlus.
Zëdhënësi i Departamentit për Shëndet dhe Mirëqenie Sociale ka thënë: “Modeli i ventilatorit Shangrila 510s nuk është duke u përdorur dhe pacientët të gjithë janë në gjendje të mirë.Ventilatorët kalojnë nëpër teste rregullatore para se të dorëzohen në spitale. Aktualisht kemi në dispozicion 10,900 ventilatorë mekanikë dhe 4,300 ventilatorë jo- invazivë.”
Qeveria nuk është përgjigjur në pyetjet e The Independent se sa kanë kushtuar ventilatorët kinezë.
Gazeta tjetër britanike, The guardian shkruan se NBC News e ka pyetur menaxherin ndërkombëtar për shitje të Beijing Aeonmed për çështjen e raportimeve për respiratorët. Ai tha: “Nuk e di” kur u pyet se a janë të vetëdijshëm për shqetësimet në lidhje me produktin, por e mbylli telefonin.
The Guardian gjithashtu shkruan se spitalet kanë provuar që t’i përdorin mirëpo nuk kanë mundur edhe pse kanë provuar me javë të tëra. Një zyrtar në një nga spitalet tha: “Të gjithë respiratorët kanë dështuar. Ata nuk kishin oksigjenin e duhur dhe zorra nuk përshtatej. U irrituam. Të gjitha spitalet u munduan t’i fusin në punë mirëpo nuk kanë mundur.”/FaktePlus