Qindra nxënës dalin me COVID, mbyllet një shkollë në Fushë Kosovë
Janë 27 shkolla të vendit që do të zhvillojnë mësim online për shkak të rritjes së rasteve pozitive me COVID-19. Kështu kanë bërë të ditur zyratrë të Ministrisë së Arsimit.
E një vendim të tillë e ka marrë edhe shkolla e fillore në Fushë Kosovë “Mihal Grameno”, Aneksi 1.
Nga sot kjo shkollë do të realizoj palnin C (mësim në distancë), të planifikuar nga Ministria e Arsimit.
Në vendim e Task- Forcës së kësaj shkolle theksohet se deri më tani janë mbi 150 nxënës pozitiv me koronavirus si dhe dhjetëra mësimdhënës.
Tutje në vendim theksohet se mësimi në distancë do të mbahet deri më datën 31 janar 2022/FaktePlus