Qeveria: Situata epidemiologjike me Covid-19 në Kosovë është serioze
Kryeministri Avdullah Hoti ka vlerësuar se situata me rastet e fundit të infektsioneve me COVID-19 në Kosovë, është serioze.
Ai në facebook ka bërë te ditur se është takuar me ministrinë e Shëndetësisë, drejtueesit shëndetësor si dhe partnerët ndërkombëtar për të diskutuar masat e marra nga ana e qeverisë.
Ai tha se në këtë takim u diskutua edhe marrja e masave më të rënda nëse përkeqsohet situata.
Shkrimi i plotë i Hotit në facebook:
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe drejtori i IKSHPK-së Naser Ramadani, vlerësuan se situata epidemiologjike me Covid 19 në vendin tonë është serioze dhe me tendenca përkeqësimi. Pasi që numri i qytetarëve të prekur me Covid 19 në ditët e fundit arrin 120 të infektuar në 100 mijë banorë.
Prandaj, MSH-ja dhe IKSHPK-ja, të cilat janë në përcjellje të vazhdueshme të situatës dhe në mbikëqyrje të zbatimit të masave, nëse do të jetë e nevojshme, do të rekomandojnë dhe do të ndërmarrin veprime shtesë për të mbrojtur shëndetin publik të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Partnerët ndërkombëtarë, shprehen mbështetjen e plotë për masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë, si dhe kërkuan angazhim shtesë në monitorimin e situatës. Sipas tyre, nëse do të jetë e nevojshme nuk duhet të përjashtohet edhe ashpërsimi i masave, për të vënë nën kontrollë shpërndarjen e virusit dhe mirëmbajtjen e sistemit shëndetësor.
Të gjitha palët u dakorduan që të intensifikojnë komunikimin me qëllim të rishikimit të gjendjes epidemiologjike dhe në rast nevoje të ndërmarrjes së masave të nevojshme në përputhje me situatat e krijuara.