Qeveria shkarkon Bordin e Telekomit
Ministrja e Tregtisë e Industrisë, Rozeta Hajdari i ka propozuar Qeverisë së Kosovës shkarkimin e drejtorëve të Bordit të Telekomit.
Para kabinetit të Qeverisë, ministrja Hajdari ka dhënë arsyet e këtij propozimi.
“Ndërmarrja është në gjendje të rëndë ndodhet në prag të falimentimit. Konstatoj domosdoshmërinë e vendimit të menjëhershme të qeverisë i propozoj qeverisë të: 1. Shkarkohet bordi i ndërmarrjes publike Telekomit. 2. Shfuqizohet vendimi i 29 marsit 2018 dhe 11 qershor 2019 të vendimeve të qeverisë për emërimin e drejtorëve”, ka thënë ajo./FaktePlus