Qeveria pritet të vendos kufizimin e lëvizjeve në qytet, në këmbë dhe me automjet
Qeveria e Kosovës sonte pritet t’i publikoj masat e reja pas shfaqjes së virusit COVID-19 edhe në Kosovë.
Masat e ekzekutivit kosovar pritet të ndalojnë qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve.Ndalimi i qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve pritët të ndahet në dy kohë të ndryshme.
Nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes.
Vendimi, pritet të votohet sonte në mbledhje të qeverisë, e cila mbahet në formë viruale.
Në Kosovë deri më tani është vdekura një person nga virusi COVID-19 ndërsa janë mbi 30 raste të konfirmuara si të infektuar.
Dje gjatë ditës, kufizime në qarkullim kishte kërkuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia