Qeveria mblidhet sot, çfarë vendimi do të marrë për familjet e policëve që ranë në detyrë
Qeveria në largim sot do të mblidhet sërish, për ta mbajtur mbledhjen e 118 me radhë.
Mbledhja do të nis në orën 14:00 teksa në rend të ditës janë 16 pika të cilat do të shqyrtohen.
Pika e parë e rendit të ditës është “shqyrtimi i kërkesës për ndarjen e mjeteve financiare si shtesë e pensionit familjar për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës”.
Ndryshimi i rendit të ditës vije pas vdekjes së policit Sami Thaqi në Zhur të Prizrenit. Polici humbi jetën gjatë një intervenimi policor, aty u plagosën edhe dy kolegë të tij si dhe një djalë i mitur./FaktePlus