Qeveria mban mbledhje, miratohet një marrëveshje ekonomike
Sipas njoftimit të kryeministrisë, me rekomandim të presidentes Vjosa Osmani, është miratuar vendimi për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Kosovës dhe Fondit OPEC për Programin “Financat Publike të Kosovës dhe Rritja Ekonomike”.
“Kabineti qeveritar miratoi vendimin për rekomandimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për autorizimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, për Programin “Financat Publike të Kosovës dhe Rritja Ekonomike””, bëhet e ditur në komunikatë.