Qeveria Kurti planifikon të japë shtesat për fëmijë
Qeveria e re e Kosovës në krye me Albin Kurtin, premton se do të aplikojë zbatimin e shtesave për fëmijë, gjithashtu, edhe kthimet tatimore.
Kjo bëhet e ditur në programin 45-faqësh të Qeverisë Kurti, që sot e ka siguruar Koha.
Aty theksohet se familjet që kanë fëmijë deri në moshën 2 vjeçare (24 muajt e parë) do të marrin nga 20 euro në muaj, pastaj, deri në moshën 16 vjeçare do të marrin nga 10 euro në muaj.
Në programin qeverisës për periudhën 2020-2023, përmendet edhe mënyra për kthimet tatimore./FaktePlus