Qeveria Kurti përballë opozitës inatçore
Qeveria e re e udhëhequr nga Albin Kurti vetëm për një javë punë ka shfuqizuar me dhjetëra vendime të Qeverisë së kaluar.
Në fakt, Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti ka miratuar shfuqizimin e vendimit për rritjen e pagave që e kishte marrë Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga ish- kryeministri Ramush Haradinaj në dhjetor të vitit 2017.
E ky veprim i Kurtit nuk ka mbetur pa u kritikuar nga paraardhësi i tij, Ramush Haradinaj.
Ish- kryeministri këtë akt e ka quajtur si të pavend dhe tqë bërë vetëm për marketing medial.
Madje ka qenë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) që edhe dje ka dhënë disa kritika për vendimet e para të Qeverisë Kurti.
AAK dje ka paralajmëruar protesta edhe për deklaratat e kryeministrit Kurti nëse ky i fundit heq taksën ndaj Serbisë.
Ky paralajmërim i Kurtit nga AAK po shihet si i dëmshëm për vendit dhe për këtë arsye thonë se do ta kundërshtojnë.
Gjithë këtë kundërshtim të punës së Kurtit nga ana e opozitës, njohësit e çështjeve politike po i shohin si veprime me inate politike. Ata konsiderojnë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti duhet të ketë kohë të mjaftueshme për të punuar dhe më pas për ta kritikuar.
Analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë për FaktePlus se opozita e tashme nuk do të mund të bëjë asgjë deri në momentin kur Kurti bënë ndonjë gabim me ndërkombëtarët.
Ai thotë se protestat e thirrura nga opozita janë të pabaza.
“Kjo opozitë nuk mund të bëjë asgjë përderisa Albin Kurti nuk do të bëjë ndonjë gafë me ndërkombëtarët dhe nuk bie në konflikt me amerikanët. Opozita e tanishme e ka të kotë me kundërshtimet e tyre. Nëse Kurti bënë gabim sigurisht opozita do të bëjë krahë dhe do të veprojë në hapësirë. Vendimi për taksën nuk është që ka goditur veç Haradinajn dhe karrierën e tij politike, por ka ndikuar më shumë tek xhepi i qytetarëve, sepse janë rrit çmimet dhe në momentin që është bërë kjo qytetarët nuk kanë votuar për të. Protestat që i ka thirr opozita nuk pijnë ujë sepse tash thjesht populli i Kosovës e ka parë që taksa paska çmim”, ka thënë Spahiu.
Se opozita po vepron me inati politik, e thotë edhe njohësi politik Ramush Tahiri.
Ai thekson se për vendin është fatkeqësi të ketë një opozitë që vepron me inat.
Tahiri vlerëson se kjo qeveri duhet t’i kohë 100 ditë punë për ta kritikuar më pas.
“Fatkeqësia e Kosovës është që gjithmonë ka opozitë me inati dhe asnjëherë konstruktive. Tash kjo fatkeqësia aktuale është që opozita e tanishme nuk është duke i dhënë hapësirë për punë qeverisë së re. Bile Kurtin duhet ta lënë të punoj së paku 100 ditë. Por vetëm pse ka humbur pushtetin për inat është e gatshme t’i përdorë të gjitha mjetet që sipas tyre janë demokratike, por demokratike në mënyrë të kushtëzuar sepse nëse proteston t’i për një kauzë që po bënë qeveria ajo është duhet të reagohet në parlament dhe jo në rrugë”, ka thënë Tahiri.
Në anën tjetër ai mendon se protestat e thirrura nga AAK-ja janë të pandershme pasi që sipas tij duhet dhënë hapësirë për të punuar.
“Në këtë bazë, po e shoh si të pa ndershme kërkesën e opozitës për protesta kundër qeverisë Kurti, sepse ai vetëm sa ja ka nisë kështu që duhet këta me prit 3 muaj sepse është edhe rregull demokratike. Dhe është një fakt tjetër që secila qeveri zgjedhet nga vullneti i popullit, ndërsa Haradinaj tha që mandatin po ua kthen qytetarëve dhe sovrani zgjedhi dikë tjetër. Pra tash nuk ka nevojë të thirret protesta për projekte që ka pas me i kry qeveria e vet”, tha Tahiri./FaktePlus