Qeveria Kurti në “gjumë”: Vitia ende nuk i ka shkruar Pfizerit për vaksinat e Bekim Haxhiut
Qeveria e Kosovës ende nuk ka bërë asnjë hap konkret për të siguruar vaksina për qytetarët. Madje as ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk ka kontaktuar fare me kompaninë Pfizer, rreth sigurimit të 500 mijë deri në 3 milionë vaksinave që i ka premtuar tash e një kohë deputeti Bekim Haxhiu. Ky i fundit ka dhënë detaje për FaktePlus.
Bekim Haxhiu, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth sigurimit të vaksinës Pfizer.
Haxhiu ditë më parë është takuar me ministrin e shëndetësisë Arben Vitin, ku ka treguar rrugët dhe mënyrat se si do të sigurohen nga 500 mijë deri në 3 milionë vaksina Pfizer për qytetarët e Kosovës.
Ndonëse deputeti Haxhiu kishte dërguar ofertat dhe lidhjet për sigurmin e vaksinave, ende nga Ministria e Shëndetësisë nuk është ndërmarr asnjë hap zyrtar.
Deputeti Bekim Haxhiu në një pronocim për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka dërguar kërkesë zyrtare tek kompanitë përcjellëse për sigurmin e vaksinës Pfizer.
Haxhiu ka treguar për Fakteplus se ende nuk është proceduar kërkesa zyrtare për këtë çështje.
“Pas takimit që kam pasur, sekretari i ministrisë Naim Bardiçi ka thënë se do të procedoj përmes komitetit për sigurimin e vaksinave, por nga informatat që kam aplikimi për vaksinat e Pfizer rreth 500 mijë deri në 3 milionë sosh për qytetarët, deri më tani as që është dërguar kërkesë për sigurimin e tyre”, ka thënë Haxhiu.
Ai tutje ka pohuar se kontaktet me kompninë përcjellëse i janë dërguar Ministrisë së Shëndetësisë respektivisht ministrisë Arben Vitisë.
Haxhiu ndër të tjera ka thënë se çdo vonesë e kësaj çështjeje do të kushtoj me jetë të qytetarëve.
“ Ofertat unë i kam dërguar në ministri, janë kompani serioze ku na kanë siguruar vaksina përmes tyre. Deri më tani as email as kërkesë nuk ka nga qeveria jonë. Ata duhet t’i vëjnë kërkesat zyrtarisht tek kompania sepse ka kërkesa të shumta për vaksina. Ne po presim që kjo ministri të kryej punën e vet, dhe çdo vonesë është e rrezikshme për shëndetin e qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Haxhiu.
Ndryshe më 15 prill, ministri Arben Vitia është dashur ta nënshkruaj edhe kontratën me kompaninë amerikane për furnizim me vaksina. Këtë nuk e ka bërë. Për pasojë furnizimi me 500 mije doza vaksinash Pfizer pritet të shtyhet deri ne shtator.
Në kontratën në mes ministrisë dhe Pfizer dhe BioNtech të cilën e ka siguruar Insajderi ku specifikohet se Kosova do të marrë mbi 500 mijë doza të vaksinave, vetëm nëse ministri Vitia do të nënshkruaj këtë kontratë.
Programi i Dorëzimit të Përkohshëm, sipas marrëveshjes duhet që fillimisht të marrë Miratimin me Kusht të Marrëveshjes Përfundimtare, parasheh edhe veprime tjera te shtetit të Kosovës. Obligohet që deri më 30 Prill 2021 ta regjistrojë produktin në Agjencinë për Produkte Midicionale ne Kosovë.
Sipas kontratës furnizimi i 500 mijë dozave të vaksinave do të bëhet në tri faza:
Faza e parë: Pesëdhjetë e një mijë e katërqind e tetëdhjetë (51,480) doza të vlerësuara të transportuara në tremujorin e dytë të vitit 2021;
Faza e dytë: Dyqind e njëzet e pesë mijë e tetëqind e dhjetë (225,810) doza të vlerësuara të transportuara në tremujorin e tretë të vitit 2021; dhe
Faza e tretë: Dyqind e njëzet e tre mijë e katërqind e shtatëdhjetë (223,470) doza të vlerësuara të transportuara në tremujorin e katërt të vitit 2021.
Aktualisht Kosova ka pranuar 24 mijë doza të vaksinës kundër Covid-19 të siguruara përmes mekanizmave Covax të cilat në Kosovë kanë arritur përmes organizatës UNICEF.
Afërsisht janë bërë 3 javë prej kur ka nisur vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë, e me 24 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca që kanë qenë në dispozicion deri më tani janë vaksinuar vetëm 12 mijë persona /FaktePlus/
Vitia takon deputetin e PDK-së Bekim Haxhiu, flasin për sigurimin e vaksinës Phizer