Qeveria ia transferon 820 mijë euro MSh-së, do të shfrytëzohen kundër COVID- 19
Ministria e Shëndetësisë do të ketë në dispozicion edhe 820 mijë euro për luftimin e pandemisë COVID-19.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se në mbledhjen e Qeverisë në detyrë është është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për transferim të mjeteve në shumë prej 820 mijë euro nga kategoria e subvencioneve te programi aftësimi specialistik dhe EVM në programin Shërbimet Përkatëse Farmaceutike
“Në mbledhje është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për transferim të mjeteve në shumë prej 820,000 euro nga kategoria e subvencioneve te programi aftësimi specialistik dhe EVM në programin Shërbimet Përkatëse Farmaceutike dhe do të shfrytëzohen për luftimin e pandemisë Covid 19”, thuhet në komunikatë.