Qeveria ia kthen shpinën telekomit, nuk ia jep pesë milion euro
Kërkesa e Telekomit të Kosovës për ndarjen e 5 milionë eurove, nuk ka marr miratimin e duhur në qeverinë e Kosovës.
Kësisoj, ministri në detyrë i Financave Lulzim Rafuna ka kërkuar sqarim në lidhje me këtë pikë, ku ka thënë se për këtë vit është e pamundur ndarja e këtyre mjeteve.
“Është mirë me u sqarua me ministrin e Zhvillimit Ekonomik që me ditë se Në çfarë forme po ndahen këto mjete. A është për ndarjen e këtyre mjeteve këtë vit apo për vitin tjetër sepse tash nuk ka buxhet”, tha Rafuna.
Ndërsa kryeministri në detyre Ramush Haradinaj kërkoi nga ministrat që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për mbledhjen e radhës, duke kërkuar të definohet saktë se kur mund të ndahen këto mjete.