Qeveria e Spanjës jep 15 milionë euro ndihmë për mediet vendëse
Qeveria e Spanjës ka vendosur që të akordojë një ndihmë prej 15 milionë eurosh për mediat vendase, të cilat kanë pasur probleme ekonomike për shkak të pandemisë së COVID-19.
Edhe pse shikueshmëria dhe interesimi është rritur në vend, sponsorët dhe reklamuesit janë tërhequr, e kjo ka sjellë dëme ekonomike.
Nisur nga situata u vendos që qeveria të ndihmojë mediat që të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre.