Qeveria e Serbisë hap konkurs për mjekë që do të shërbejnë në Kosovë
Nën arsyetimin për të parandaluar përhapjen e sëmundjes infektive COVID-19 dhe për të mbrojtur popullsinë nga sëmundja gjatë gjendjes së jashtëzakonshme në Republikën e Serbisë, institucionet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se do të punësojnë për një periudhë të pacaktuar punonjës të nevojshëm shëndetësor (mjekë të ilaçeve dhe infermierë-teknikë). Të gjithë punonjësit janë dedikuar për në Kosovë.
E ashtuquajtura, zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë u ka bërë thirrje sot mjekëve, infermierëve dhe teknikëve të papunë që të aplikojnë për një thirrje për pranim në punë të shpallur nga Ministria serbe e Shëndetësisë në Kosovë.
Sipas konkursit të publikuar, kjo zyrë ka shpallur konkurs shpallur për 75 mjekë dhe 200 infermierë dhe teknikë.
Po sipas kësaj zyreje, konkursi është i hapur deri të hënën, 27 Prill.