Qeveria e Luksemburgut me donacion për Kosovën në luftën kundër koronavirusit
Qeveria e Luksemburgut ka bërë një donacion për Ministrinë e Shëndetësisë me materiale mbrojtëse për koronavirus.
Kështu ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Ky donacion përmban “Dërgesa e tretë përmban 8.960 mantele kirurgjike, 2.680 maska FFP2 / N95 dhe 33.600 maska kirurgjike si ndihmë nga Qeveria e Luksemburgut”.
Ministri i Shëndetësisë po ashtu ka njoftuar se vullnetarët po vazhdojnë të punojnë me plot energji.
“Dërgesa e tretë me pajisje mbrojtëse personale për t’i mbështetur punonjësit e vijës së parë shëndetësore , sidomos ata të Klinikës Infektive, sot iu dorëzua Ministrisë së Shëndetësisë. Në anën tjetër, vullnetarët vazhdojnë punën me plot energji, entuziazëm e mbi të gjitha dashuri për vendin dhe qytetarët. Ju faleminderit”, thuhet në njoftim.
Dërgesa e tretë me pajisje mbrojtëse personale për t’i mbështetur punonjësit e vijës së parë shëndetësore , sidomos ata…
Julkaissut Arben Vitia Torstaina 23. huhtikuuta 2020