Qeveria e Kosovës me dy zëdhënës për media
Si fillim në këtë qeveri zëdhënës për media ishte emëruar Përparim Kryeziu, i cili në këtë post ishte edhe në Qeverinë Kurti I.
Por sot kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se ka emëruar Rozafa Kelmendin si zëdhënëse të Qeverisë.
Në njoftimin e bërë për Kelmendin u theksua se e njëjta ka përvojë si gazetare në mediat vendore e ndërkombëtare.
“Rozafa Kelmendi ka përvojë nëntë vjeçare si gazetare me mediat vendore e ndërkombëtare. Nga viti 2011 ka punuar në projekte të Fondit Global, UNDP-së dhe UN Ëomen. Vitin e kaluar ka punuar si Analiste e Politikave të Drejtësisë Tranzicionale në UN Ëomen, Nju Jork, ku mes tjerash ka koordinuar punën globale për drejtësi tranzicionale të kësaj agjencie. Është autore e disa publikimeve për personat e pagjetur dhe të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës. Ka studiuar për Menaxhment dhe Informatikë si dhe Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës”, thuhet në komunikatë.