Qeveria del kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme
Qeveria e Kosovës është kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend. Njoftimin e ka dhënë zëvendëskryeministri Haki Abazi, në një konferencë për media.
“Ajo që është propozuar nga presidenti, është konsideruar dhe shifet si masë ekstreme”, tha ai.
“Ne mendojmë se për një gjendje të tillë duhet të përcillet situata, dhe të veprohet në momentin e duhur. Por tani për tani është i panevojshëm dhe nuk do të duhet të merrnin një vendim të tillë tash”, shtoi Abazi.