Qeset e plastikës do të bëhen me pagesë, qytetarët e mirëpresin vendimin
Qytetarët thonë se janë të gatshëm të përdorin qese të letrës apo çanta, në mënyrë që të evitojnë përdorimin e qeseve të plastikës, të cilat e dëmtojnë mjedisin.
Tani, qeset e plastikës qytetarët i marrin falas. Por, kjo do të ndryshojë së shpejti pas vendimit të ri të Ministrisë së Mjedisit që prej1 janarit të vitit të ardhshëm ato të bëhen me pagesë, raporton T7
Krejt kjo për ta ruajtur ambientin nga plastika.
Një vendim i tillë po mirëpritet edhe nga qytetarët.
Vendimin e ministrisë e cilëson si të vonshëm edhe biologu Edison Kasumaj.
Para ca kohësh, vendim të njëjtë për qeset e plastikës mori edhe Shqipëria.