Qerkini: Personat që dyshohen nga Spacialja të fokusohen të mbrojtja jo te shfuqizimi i Gjykatës
Avokati Artan Qerkini thotë se paraqitja e sotme e Thaçit sinjal se ai do të bashkëpunojë me drejtësinë.
Qerkini thotë se sot Spacialja me Thaçin kanë diskutuar për procedura.
“Mendoj se janë diskutuar çështjet procedurale. Edhe mua më ka rastisur të diskutojë çështjet procedurale. Shembull s’kam qenë i kënaqur me nivelin e informacionit që ata ja japin të dyshuarit kur merret në pyetje. Unë iu kam thënë se kjo nuk është në harmoni Jurispodencën e Strasburgut”, tha ai.
Avokati thotë në Dukagjini se zakonisht fillohet me pyetje të përgjithshme lidhur me UÇK-në apo hierarkinë e saj.
Qerkini thotë se deklarata e Speciales se “Thaçi e Veseli në mënyrë të fshehtë janë përpjekur t’i ikin drejtësisë”, thotë se nuk qëndron pasi sipas tij shfuqizimi i Gjykatës Speciale nuk mund të bëhet pa 2/3 e Kuvendit të Kosovës.
Avokati thotë se Thaçi sot pas intervistimit la të tregojë se është i gatshëm të përballet me drejtësinë pavarësisht tendencës për të spekuluar se ai po dëshiron t’i ikë drejtësisë.
“Të gjithë personat që dyshohen duhet ta kenë fokusin te mbrojtja e jo tek ndonjë zhbërje Gjykatës pasi ajo do të jetë energji e shpenzuar kot”, tha ndër të tjera Artan Qerkini.