Qerim Kelmendi ia kërkoi pasaportën mikut të tij për të ikur nga Kosova
Pas mesnatës në fshatin Zahaq të Pejës është vrarë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi.
Sipas policisë, viktima u gjet brenda veturës, e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri.
Ndërsa, përmes një postimi të publikuar në faqen Facebook, një nga miqtë e tij, Ilir Canhasi, i cili gjithashtu ishte pjesëtar i UÇK-së, ka rrëfyer se si tashmë i ndjeri, i kishte kërkuar pasaportën për të ikur nga hienat siç thotë ai.
Ai gjithashtu rrëfen edhe se si premtimi i Qerimit, mbeti i parealizuar, ngase ai sot është i vdekur.
Ky është postimi i plotë, pa ndërhyrje:
Sot familja jone ndane dhembjen e madhe per kete tragjedi me familjen Kelmendi.
Qerim ti ishe mik i vertete i shtepise tone, ti e kreve gjimnazin se bashku me vellaun tim Erzenin, ishit shoke te vertete! Ju kaluat shume vite se bashke, kohen e demonstratave, kohen e poezive, muzikes e hiq me pak kohen e futbollit.
Une isha ushtar ne armaten Jugosllave kur ti Qerim kerkove pashaporten time te ikesh nga hienat qe te ndjeknin pas!
Une dezertova dhe dola jashte, por ti prap ishe aty ne banesen tone ne Prishtine , ti sa here sulmoje pozicionet serbe bere vizite te prinderit e mi, aty ndiheshe i sigurt!
Ti ishe edhe frymezimi im per te luftuar armikun me gjitha metodat qe kishim!
U shokuam te gjithe nga vrasja jote!
Qerim me pate premtuar per nje kafe ne Peje, e une te pata premtuar se po qese Kosova kualifikohet per ne kampionatin evropian une do ti siguroja biletat, e kisha ndermend ta paguaja edhe rrugetimin dhe akomodimin tuaj, po pse jo, cfare ke bere ti me familjen dhe shoket tuaj per lirine e vendit, kjo ishte me se paku qe une mund te beja per ty.
Kontributi yt per çlirimin e vendit do te mbahet mend per jete te ne dhe gjeneratat qe vijne pas nesh!
Qerim te vrane tradhetaret, por ti do te jesh gjithnje ne zemrat tona, heronjet nuk vdesin kurre!
Qerim, te qofte i lehte dheu i Dardanise!
Ngushellime te thella tere familjes Kelmendi./FaktePlus