Qentë endacakë, problem i pazgjidhur
Pamje me qentë endacakë sheh shpesh në kryeqytet. Përveç kryeqytetit qentë endacakë në numër të madh shihen edhe në qytetet të tjera të Kosovës.
Cak i një sulmit pikërisht nga ta, e që janë shumë të tilla ditëve të fundit ishte edhe Liridon Doraci deri sa po shkonte në punë.
Por rrugën iu desh ta ndryshojë edhe të shkoj për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente.
Doraci ka thënë se zgjidhja e vetme për qentë endacak është izolimi i tyre nga komunat përkatëse.
Edhe përfaqësues të institucioneve përkatëse kanë mendim të njëjtë.
Lamir Thaçi, zëdhënës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë tha se komunat duhet të kenë kontrata për trajtimin e qeneve endacakë sipas standardeve evropiane.
Në dhjetor të vitit 2020 plani i veprimit i cili kërkohet të implementohet nga të gjitha komunat që politika të vazhdojë që në fakt prej tri deri në 4 vite të bëhet rregullimi i çështjes përgjithmonë.