Qëndruan në bazenët e Morgut nga viti 1990, QKUK jep detaje për eshtrat e gjetur
Gjatë renovimit të depos së morgut në Qendrën Universitare të Kosovës,janë gjetur eshtra njerëzish. Kjo pjesë e morgut nuk është shfrytëzuar që nga viti 1990 dhe nga atëherë s’ka pasur informata se në ato bazene ka pasur trupa njerëzish. Në lidhje me këtë nga QKUK kanë dhënë detaje se si ka ardhur deri tek rasti në fjalë.
Një rast i pazakontë ka ndodhur në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në morgun e QKUK-së.
Atje gjatë ditës së djeshme janë gjetur eshtra njerëzish ku dyshohet se janë të kohës së paraluftës, shkruan FaktePlus.
Në lidhje me këtë kanë QKUK kanë dhënë detaje se si ka ardhur deri tek rasti në fjalë.
Drejtoresha e Instituteve Paraklinike, Rina Limani ka dhënë detaje shtesë për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus e cila thekson se gjatë përgatitjeve për renovim, teknikët e morgut kanë hasur në mbetje të kockave të njerëzve.
Ajo tha se këto mbetje janë gjetur në hapësirat apo bazenet të cilat janë shfrytëzuar nga studentët në vitet e 90-ta për lëndën e anatomisë.
“ Morgu i QKUK-së është në parapërgatitje për renovim i cili pritet të fillojë në gjysmën e dytë të muajit korrik. Me këtë edhe kemi filluar me lirimin e hapësirave për të filluar punët e renovimit. Tekniket e Morgut ditën e djeshme duke i kontrolluar hapësirat, kanë hasur në mbetje të kockave në hapësirën e cila para vitit 1990 është shfrytëzuar për ruajtjen e kufomave për demonstrim te studentet e Fakultetit të Mjekësisë në lëndën e Anatomisë, në bazene të formalinës”, ka thënë Limani.
Në përgjigjen dhënë FaktePlus, drejtoresha Limani thekson se për këtë hapësirë dhe shfrytëzimin e saj kanë kërkuar informata shtesë nga shefi i katedrës së Fakultetit, nga thotë se kjo pjesë e morgut nuk është shfrytëzuar që nga viti 1990 dhe se nuk janë në që në ato bazene ka pasur trupa njerëzor.
“ Është kontaktuar Shefi i Katedres së Anatomisë të Fakultetit të Mjekësisë me kërkesë për informata për këto mbetje të kockave, i cili është përgjigjur që kjo hapësirë nuk është shfrytëzuar nga viti 1990 nga Katedra e Anatomise Patologjike e Fakultetit të Mjekësisë, QKUK , dhe se ata nuk janë në dijeni që ka trupa njerëzor në ato bazene. Për më shumë ka njoftuar që nga sistemi paraprak nuk kanë trashëguar ndonjë regjister me informata”, ka thënë Limani duke shtuar për këtë rast është njoftuar Policia e Kosovës dhe ekipet përkatëse ku edhe kanë filluar ta hetojnë rastin./FaktePlus