42 ditë të aktiviteteve, Qendra Rinore Publike në Skenderaj falënderon diasporën për pjesëmarrje
Qendra Rinore Publike në Skenderaj ka falënderuar të gjithë qytetarët që kishin frekuentuar sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj për 42 ditë të aktiviteteve që ishin organizuar nën patronatin e Kryetarit Bekim Jashari.
Ata kanë falënderuar veçmas diasporën që këto aktivitete u realizuan për ta.
Shkrimi i plotë në Facebook:
Qëllimi ishte një dhe i vetmi, ta gjallërojmë qytetin tonë.
E si mund t’ia filloja këtij shkrimi, e mos ti falënderoj të gjithë ata qytetar që kanë ardhur jo vetëm nga Skenderaj në sheshin “Adem Jashari” për 42 ditë e nuk ka ndodhur as më i vogli ekces. Veqmas falënderojmë disporen që këto aktivitete u realizuan për ta.
Një falënderim i veçantë për kompaninë e pastrimit e cila është kujdesur pas çdo mbrëmje t’ia kthej pastërtinë sheshit.
Falënderojmë bizneset që ishin pjesë e këtij projekti duke e përkrahur këtë ide, por edhe ato biznese që ishin të vendosura në shesh. Ishte hera e parë ku të gjithë kemi rrezikuar por i kemi besuar idesë.
I përshëndesim edhe ata që ditën komentonin në rrjetet sociale, e në mbrëmje ishin pjesëmarrës ne aktivitete.
Pa një angazhim dhe punë të pa ndashme nga të gjithë që ishin pjesë e këtij organizimi, kjo punë nuk do realizohej. Falënderim të veçantë për të gjithë ata vullnetar që dhanë kontributin çdo dite e natë vetëm që ky projekt te realizohet.
Këto aktivitete u mbajtën nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Skenderajt z. Bekim Jashari, të përkrahura nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Faleminderit për besimin që keni në Qendrën Rinore.
Me respekt Arben Veliu.