Qendra e Suharekës me pamje të re në sistemin e energjisë
Qendra e Suharekës tash e një kohë ka një pamje krejt tjetër.
Shtyllat e drurit dhe kabllot elektrike nuk janë më atje. Krejt kjo, fal bashkë-investimit në mes KEDS dhe Komunës së Suharekës.
Në sheshin e kësaj komune, KEDS ka larguar njëherë e përgjithmonë kabllot ajrore që qëndronin varur mbi njëri tjetrin, për t’i kthyer pamjen e merituar kësaj zone.