Qalaj në Belanicë: Me 14 shkurt, Shtimja dhe Kosova do të zgjedhin PDK-në
Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, Rashit Qalaj ka qëndruar sot në Belanicë të Shtimes.
Ai nga atje tha se është shpalosur platforma qeverisëse për të cilën tha se është përkrahur mirë.
“ Në Belincë të Shtimes së bashku me kandidatët për deputet z.Rrahman Jakupi, z.Arben Fetoshi dhe z.Fitim Selimi u pritëm ngrohtësisht në konakun e familjes Hasimi. Biseduam për platformën qeverisëse ku gjetëm mbështetje të madhe. Me 14 shkurt, Shtimja dhe Kosova do të zgjedhin PDK-në si partinë fituese e cila do sjell rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit”, ka shkruar Qalaj.