Qalaj: Jam i nderuar që ju bashkova PDK-së, politika e degradoi Policinë dhe AKI-në
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka konfirmuar zyrtarizmin e tij në Partinë Demokratike të Kosovës.
Qalaj, në një konferencë të përbashkët shtypi me kryetarin, Enver Hoxhaj, ka dhënë kritika në drejtim të politikës.
“Unë jam i nderuar që nga sot do të jem anëtar i PDK-së, partisë së rimëkëmbjes. Në këtë parti kam pasur dhe kam shumë shokë, të cilët në shumë etapa kanë kontribuar për lirinë e vendit.
E kam pasur të vështirë ta merrja këtë vendim dhe të jepja dorëheqjen nga Policia e Kosovës. Mirëpo, filloi një degradim në polici dhe AKI. Por duke parë që nga ky degradim po vjen nga politika, u ndërlidha në politik që të kontribuoj në forcimin e institucioneve të sigurisë dhe politika të mos ndikojë në mbarëvajtjen e punës”, ka deklaruar ai.