Qalaj flet për rastin e avokatit Halilaj, tregon çfarë i ka kërkuar hetuesve
Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka dhënë detaje lidhur me sulmin ndaj avokatit Gazmend Halilaj.
Qalaj thotë se policia ka angazhuar të gjitha njësitet mirëpo nuk ka dhënë shumë detaje pasi që rasti është në fazë të hetimeve.
“Në fakt para pak kohësh ka ndodhë një rast kundër avokatit Halilaj, një rast i tillë është shumë shqetësues, policia ka angazhuar të gjitha njësitë, për momentin meqenëse rasti është në hetim s’mund të flasë shumë por janë angazhuar të gjitha njësitë lidhur me rastin ka reaguar edhe njësiti i hetimeve të rajonit të Drenasit. Po një gjë mund të themi sigurt se rasti ka ndodhë”, ka deklaruar ai.
Qalaj thotë se ka kërkuar nga njësitet e policisë që të hetojnë që gjitha rastet që ka pasur më herët avokati Halilaj.
“Unë kam kërkuar nga njësitë tona që përveç hetimeve të rastin që kanë ndodhë të analizojnë të gjitha rastet që ka pasur më herët z.Halilaj dhe besoj që shumë shpejtë do të dalin me ndonjë komunikatë”, ka deklaruar ai.