Putini nget gjithçka, presidenti rus e qet në shëtitje ministrin e Mbrojtjes
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dolën për vëzhgim me një automjet ushtarak në malet e Siberisë.
Imazhet janë shpërndarë gjatë së dielës dhe në të shfaqen dy zyrtarët e lartë që shëtisin në rajonin malor të mbuluar nga dëbora.
Sipas mediave ruse, ministri i ka treguar Putin dhe punishten e tij të drurit. Pushimet siberiane vijnë mes tensioneve të larta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me komentin e fundit të presidentit, Joe Biden.
Moska tërhoqi ambasadorin e saj nga SHBA për të diskutuar adresimin e akuzës së kreut të shtëpisë së bardhë, që e cilësoi Putin një vrasës.
Presidenti rus iu përgjigj duke përdorur një frazë fëmijësh, duke thënë se “ai që e thotë një gjë të tillë, e ka bërë atë”. Gjithashtu Putin u shpreh i gatshëm për bisedime me Biden.