Putini ia uron fitoren Bidenit
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ia ka uruar fitoren presidentit e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, në zgjedhjet presidenciale.
Urimi për fitoren erdhi pasi edhe zyrtarisht Joe Biden, është votuar me shumicë votash si president i SHBA-ve.
Qeveria e Rusisë kishte deklaruar se do ta presë rezultatin zyrtar të zgjedhjeve para se ta komentojë rezultatin, ndonëse liderët e shumë vendeve tjera e kanë uruar Bidenin vetëm disa ditë pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, raporton Reuters.
“Sa më përket mua, jam i gatshëm për ndërveprim dhe kontakt me ju”, ka thënë Putin.
Në deklaratën e Kremlinit thuhet se presidenti i Rusisë Vladimir Putin, i ka uruar homologut të tij amerikan suksese duke shprehur besim se Rusia dhe SHBA-të do të mund të ndihmonin vërtet për zgjidhjen e problemeve dhe sfidave të shumta me të cilat po përballet bota, pavarësisht dallimeve të tyre.
“Putini ia dëshiroi presidentit të zgjedhur çdo sukses dhe shprehu besim se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë përgjegjësi të veçantë për sigurinë dhe stabilitetin global, do të mund të ndihmonin vërtet për zgjidhjen e problemeve dhe sfidave të shumta me të cilat po përballet bota, pavarësisht dallimeve të tyre”.