Pushkë gjuetie, dy pistoleta e fishekë mbante në shtëpi klinasi
Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person një Klinë.
Arrestimi erdhi pasi që gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij ka gjetur një pushkë gjuetie, dy pistoleta dhe 22 copa fishekë, përcjellë FaktePlus.
Pushkën e gjuetisë, dy pistoleta dhe 22 copa fishekë, i ka sekuestruar Policia.
Ndërkaq, siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, i dyshuari është intervistuar dhe se me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
E gjithë kjo ka ndodhur dje kur e Kosova po festonte 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj.
“Klinë 17.02.2020-15:06. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe janë sekuestruar: një pushkë gjuetie, dy pistoleta dhe 22 copa fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.