Punonjësit e Facebookut nuk mundë të hyjnë në zyrat e tyre
Facebook, Instagram dhe WhatsApp që prej disa orësh janë jashtë funksionit në të gjithë botën.
Ndërkohë stafi i Facebookut ditën e sotme nuk ka qenë në gjendje që të futet në zyra për të vlerësuar problemin pasi kartat e tyre të sigurisë nuk po funksiononin.
Lajmin e ka bërë me dije, redaktorja e teknologjisë e New York Times, Sira Frenkel në një postim në rrjetin sociale Twitter: “Unë sapo fola në telefon me dikë që punon në FB, i cili më tha se punonjësit nuk mund të hyjnë në ndërtesë këtë mëngjes (me kohën lokale) për të filluar vlerësimin e situatës pasi kartat e tyre elektronike nuk njihen për qasje.”
Ndërkohë ekspertët e sigurisë një deklaratë që kanë dhënë për Reuters dyshojnë se problemi mund të jetë shkaktuar nga një kombinim i gabimeve që e bënë “komunikimin” me serverët e Facebook të padisponueshëm për përdoruesit.
Kjo mund të jetë rezultat i një gabimi të brendshëm, megjithëse sabotimi nga një faktor i brendshëm është teorikisht i mundur, thonë ata.
Përkundrazi, një hakim i jashtëm konsiderohet më pak i mundshëm.
Aksionet e Facebook, e cila ka gati 2 miliardë përdorues aktivë në ditë, ranë me 5.5 për qind.
Kjo do të thotë se themeluesi i kompanisë Mark Zuckerberg, i cili zotëron rreth 14 për qind të firmoska humbur 7 miliardë dollarë në pak orë, raporton Bloomberg.