Punimet në këto rrugë mund të pengojnë lëvizjen e lirë të automjeteve
Gjithashtu u tha se për pasojë në disa vende, qytetarët mund të hasin në pengesa gjatë qarkullimit, prandaj MIT kërkon mirëkuptim për çdo vështirësi në komunikacion dhe vonesa të shkaktuara.
MIT ka njoftuar për projektet, në të cilat punimet mund të pengojnë lëvizjen e lirë të automjeteve;
Asfaltimi i rrugës R107 Gjakovë – Deçan
Zgjerimi i rrugës nacionale N9 Dollc – Gjakovë
Rehabilitimi i rrugës Prizren – Xërxë
Rehabilitimi i rrugës Rahovec – Suharekë
Zgjerimi i rrugës nacionale N 25.3 Gjilan (segmenti Livoç – Gjilan)
Asfaltimi i rrugës në fshatin Cërnicë – Gjilan
Zgjerimi i rrugës në fshatin Përlepnicë
Zgjerimi i rrugës regjionale R102 Komoran – Skënderaj
“Jemi të përkushtuar që punimet të kryhen sipas planit dinamik të paraparë, me qëllim të lëshimit në qarkullim sa më të shpejtë të investimeve të MIT”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.