Punëtorët teknikë në grevë: Nxënësit largojnë mbeturinat nga klasa
Në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë, punëtorët teknikë kanë filluar grevën nga e hëna për shkak të pagave të ulëta.
Në mungesë të punëtorëve teknikë, nxënësit e kësaj shkolle kanë marrë përgjegjësinë e kryerjes së punëve teknike.
“Punën e punëtorëve teknik që janë në grevë në shkollën Naim Frashëri po e kryejnë nxënësit”, kështu ka shkruar në Facebook, Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat.
Punëtorët teknikë kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me pagat, duke kërkuar ngritje.
Komuna e Prishtinës të mërkurën pritet të paraqesë një ofertë për rritjen e pagës për punëtorët teknikë që janë në grevë.