Punëtorët teknik të disa shkollave në Prishtinë sot hyjnë në grevë
![](https://fakteplus.net/wp-content/uploads/2024/02/Punetoret-teknik-te-disa-shkollave-ne-Prishtine-sot-hyjne-ne-greve-Insajderi.org_.jpg)
Punëtorët teknik të shumë shkollave në Prishtinë, sot do të hyjnë në grevë për shkak të pagave të ulëta.
Kështu ka njoftuar ditë më parë kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privatë, Jusuf Azemi.
“Shumë shkolla në Prishtinë nga e hëna do të mbesin pa shërbime nga punëtorët teknik , pasi që ata do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulëta”, ka treguar Azemi.
Ai ka bërë të ditur se në rast që greva e tyre nuk do të ketë sukses, punëtorët teknik nuk do të kthehen në punë me këto paga që i kanë aktualisht.
“Këta punëtor kanë marr vendim që nëse nuk do të ketë sukses greva brenda javës së ardhshme , ftojnë komunën që të gjejë punëtor tjerë sepse këta më nuk do t’i kthehen punës me këto paga, vendim i të gjithë punëtorëve në mënyrë unanime”, ka shkruar Azemi.