Punëtorët e KEK-ut protestojnë, duan kthimin e Thaçit e Kelmendit
Qindra punëtorë të KEK-ut kanë protestuar para mensës tek Termocentrali “Kosova B” duke kërkuar kthimin e ish-drejtorit menaxhues Njazi Thaçin dhe zëvendës drejtorin Nysret Kelmendi.
Ata kanë brohoritur emrin e Thaçit dhe kanë thënë se nëse deri të hënën nuk kthehen ata në punë do të protestojnë edhe para administratës së KEK-ut në kryeqytet.
E pas përfundimit të protestës 4 persona nga këshilli iniciues i protestës janë shoqëruar për në polici, pasi kanë larguar me forcë portën e vendosur tek hyrja e mensës.
Gjatë protestës Faket Selmani nga Këshilli iniciues i protestës ka thënë se po kërkojnë të respektohet vendimi i Inspektoratit për kthim në punë të
kolegëve.
“Mos të lejojmë të ndodhin padrejtësi ndaj askujt në mënyrë që mos të përballemi edhe ne të tjerët me të njëjtat padrejtësi në të ardhmen”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se asnjëherë nuk do të pajtohen dhe nuk do të pranojnë qetë ketë ndërhyrje politike në korporatë.
“Nuk do të lejojmë që të bëhet padrejtësi ndaj as një kolegu”, tha ai.