Publikohet raporti i fundit, kjo është gjendja me COVID-19 në Itali
Sipas autoriteteve italiane, në 24 orët e fundit ky shtet regjistroi 15,104 raste të reja, ndërkohë që dje ishin mbi 16 mijë.
Në 24 orët e fundit ka pasur 352 vdekje për një total prej 68,799 fatalitetesh që nga fillimi i pandemisë.
Ndërkaq, vendi do të mbyllet pothuajse totalisht nga data 24 deri në 6 janar, gjë që ka përshpejtuar blerjet e fundvitit për italianët, me skena grumbullimesh që shqetësojnë ekspertët.