Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së, një i vdekur dhe 720 raste me COVID-19 sot në Kosovë
Një person ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 720 raste të reja, nga 4,785 të testuar nën dyshimin se janë prekur me koronavirus.
Numri i rasteve aktive ndërkohë, ka shkuar në 5,678.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
18 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.478 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.722.865 doza të vaksinës.
Deri më sot 797.229 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 36.925 doza përforëcuese dhe 2.182 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 4.785 testime, 720 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 159 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.909.
Në total numri i rasteve aktive është 5.678.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!