Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së, ky është numri i rasteve të reja me COVID-19
Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 19 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar edhe 8 persona.
Deri tani në Kosovë janë regjistruar 107 mijë e 992 raste të infektuara me COVID-19.
2 mijë e 265 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.
Ndërsa, mbi 700 mijë testime për COVID-19 janë kryer në vend.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
#Bashkëiadalim 24 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.932 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 356.771 doza të vaksinës.
Deri më sot 107.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.672 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.590.
Në total numri i rasteve aktive është 137.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!