Publikohen statistikat e kulturës për vitin 2018
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e kulturës për vitin 2018.
Ky publikim ofron të dhëna statistikore lidhur me aktivitetet e teatrove, shtëpive të kulturës, galerive, muzeve, bibliotekave, kinemave, baletit, filarmonisë, ansamblit dhe qendrës kulturore për fëmijë.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se në: Teatrin Kombëtar në Prishtinë ishin 178 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 10 mijë e 557; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin e fëmijëve Dodona ishte 127 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 10 mijë e 551; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin Oda ishte 55 premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 11 mijë e 176.
Në Galeritë e Arteve, numri i ekspozitave të realizuara ishte 43, ndërsa numri i vizitorëve ishte 16 mijë 653
Në Kinemanë ABC, numri i filmave të shfaqur ishte 62, prej tyre 3 filma vendorë dhe 59 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 9 mijë e 110
Në kinemanë CINEPLEX, numri i filmave të shfaqur ishte 167, prej tyre 4 filma vendorë dhe 163 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 335 mijë 385.
Në kinemanë DOKU-KINO DHE DOKUFEST, numri i filmave të shfaqur ishte 330, prej tyre 24 filma vendorë dhe 306 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 45 0
Në kinemanë “Jusuf Gërvalla”, numri i filmave të shfaqur ishte 148, prej tyre 11 filma vendorë dhe 137 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 397.
Fondi i librave në biblioteka ishte 1 775 435, ndërsa numri i lexuesve ishte 156 535.
Numri i muzeve dhe shtëpive muze ishte 81, ndërsa numri i vizitorëve ishte 101 994./FaktePlus/