Publikohen pamjet e para të sulmit në Gjermani
Të paktën dy persona janë vrarë para një sinagoge në qytetin gjerman Halle, kurse autoritetet kanë publikuar pamjet e para të shtënave.
Aty mund të shihet një burrë i veshur me rroba të ushtrisë, duke dalë nga vetura ku më pas fillon të shtie me armë. Dyshohet se sulmin e kanë kryer dy burra.
Në anën tjetër policia gjermane ka arrestuar një person, por vazhdon të kërkoj një tjetër. Siç raporton Bild, sulmuesi nga ka shtënë me pushkë automatike para sinagogës, e sipas informacioneve të para është hedhur edhe një granatë në varrezat e hebrenjve.
Irre! #Halle via @MDR_aktuell pic.twitter.com/0SLLBaGF5O
— Michael Ziesmann (@M_Ziesmann) October 9, 2019