Publikohen pamje nga momenti i rrëzimit të F-35 amerikan në aeroplanmbajtëse
Është publikuar videoja e rrjedhur e momentit të rrëzimit të aeroplanit luftarak amerikan F-35C Lightining II që u përplas në kuvertën e aeroplanmbajtëses e marinës amerikane USS Carl Vinson gjatë manovrave në detin kinez muajin e kaluar.
Piloti ishte shpëtuar pasi ishte shkarkuar nga aeroplani që ishte fotografuar duke pluskuar në det pa mbulesën e kabinës.. 7 marinarë ishin plagosur në incidentin e 24 janarit.
Zëdhënësi i flotës së 7 të Marinës Amerikane e ka njoftuar military.com se pamjet e dala në media janë të incidentit të 24 janarit.
Xhirimet e momentit të përplasjes së aterrimit janë kapur nga sistemi i asistencës televizive të pilotit, PLAT, si dhe nga qendra komanduese e fluturimeve në aeroplanmbajtëse.
Xhirimi është përhapur në rrjete sociale si Reddit, Telegram, Instagram dhe media tjera sociale kanë raportuar mediat amerikane.
Marina amerikan fillimisht e kishte përshkruar incidentin si “aksident në aterrim”. Piloti i shpëtuar është në gjendje stabile.
Marina ka njoftuar se aksidenti po shqyrtohet, derisa po punohet që të rikuperohet F-35, që përllogaritet që kushton rreth 94 milionëi rrëzimit të F-35 amerikan në aeroplanmbajtëse, aksident gjatë aterrimit dollarë.