Publikohen llogaritë e Qeverisë: Në 2022 u shpenzuan 1.4 milionë më shumë se sa u mblodhën
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Llogaritë Qeveritare të Kosovës për periudhën 2015-2022.
Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.
Sipas ASK-së të hyrat e Qeverisë për vitin 2022 ishin 2 miliardë e 622 milionë e 400 mijë euro. “Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 71% të totalit të të hyrave; tatimet rrjedhëse në të ardhura 15%; ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave”, thuhet në njoftim.
Ndërsa vlera e shpenzimeve ishte 2 miliardë e 623 milionë e 800 mijë euro.