Publikohen foto të pa para të sulmeve të 11 shtatorit në New York (Foto)
Një arkivist i cili bleu një sasi të CD-ve nga një shtëpi e cila po pastrohej, gjetën 2,400 fotografi të Ground Zero në Nju Jork të marra pas sulmeve të 11 shtatorit në 2001.
Ato duket se janë marrë nga një punëtor ndërtimi i paidentifikuar që ndihmoi në pastrimin e rrënojave të kullave të Qendrës Botërore të Tregtisë dhe zonës përreth, transmeton FaktePlus.
CD-të ishin në gjendje të keqe, por të dhënat ishin ruajtur ende aty.
Rreth 3,000 njerëz vdiqën kur katër avionë të rrëmbyer u përplasen në Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork, Pentagon dhe një fushë në Pensilvani./FaktePlus