Publikohen dokumente të klasifikuara të vrasjes së John F. Kennedyt
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ka publikuar një pjesë të dokumenteve sekrete që disa historianë – dhe teoricienët e konspiracionit – shpresojnë të hedhin dritë mbi vrasjen e presidentit, John F. Kennedy në vitin 1963 në Texas.
Publikimi i pothuajse 1,500 dokumenteve gjersa më shumë se 10 mijë janë redaktuar pjesërisht ose të pa publikuara plotësisht.
Kjo pritet të zgjasë debatin e ashpër midis qeverisë federale dhe studiuesve të JFK, të cilët kanë argumentuar se CIA, FBI dhe agjenci të tjera të sigurisë kombëtare kanë penguar publikimin e dokumenteve, raporton cnn.
Vrasja e Kenedit u përshkrua si “një tragjedi shumë e thellë kombëtare që vazhdon të rezonojë në kujtesën e amerikanëve që jetuan atë ditë të tmerrshme dhe historinë amerikane”, duke kujtuar se 250 mijë dokumente, të cilat përbëjnë 90 për qind të dokumenteve të NARA, janë të hapura për publikun.
Për shumë ligjvënës dhe avokatë të transparencës, nxjerrja e të gjitha dokumenteve të mbetura, siç u kërkua nga Kongresi në vitin 1992, ka të bëjë me rikthimin e besimit në funksionimin e qeverisë, transmeton Telegrafi.
Sondazhet publike kanë treguar prej kohësh se shumica e amerikanëve nuk e besojnë gjetjen zyrtare të Komisionit Warren se Kennedy u vra nga një njeri i vetëm, Lee Harvey Oswald, duke vepruar i vetëm.
Presidenti amerikan John F. Kennedy u vra më 22 nëntor 1963 në Teksas, ku u nis për aktivitete zgjedhore.