PSG-ja siguron kualifikimin, ndalet Man.City
Ekipi francez fitoi me rezultat minimal, falë edhe një penalltie të humbur nga mysafirët.
Mauro Icardi (22’) realizoi golin e fitores, kurse Diagne (76’) i huqi mundësinë skuadrës së tij për të marrë pikë nga ‘Parc des Princes’ pasi dështoi nga penalltia.
PSG prin në grupin A me 12 pikë, ndërsa Brugge ka vetëm dy pikë në vendin e tretë.
Manchester City është ndalur vetëm me barazim në udhëtim te Atalanta.
‘Qytetarët’ e lëshuan epërsinë, duke barazuar 1-1.
Raheem Sterling (7’) shënoi në pjesën e parë, kurse Pasalic (49’) vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
City vazhdon i pari në grupin C me 10 pikë, kurse ekipi italian fiton pikën e parë pas katër ndeshjeve.